Analiza falas në ditën botërore të diabetit, nënkryetari i bashkisë apel qytetarëve: Kontrollohuni dhe jetoni shëndetshëm
Në ditën botërore të diabetit që shërben për ndërgjegjësimin e qytetarëve për kontrollin e diabetit dhe komplikacioneve që vijnë nga kjo sëmundje, në sheshin Skënderbej në Tiranë është ngritur një stendë ku ofrohen analiza falas.
Nënëkryetari i bashkisë së Tiranës Andi Seferi, vizitoi stendën bashkë me zv.ministren e Shëndetësisë Mira Rakacolli dhe staf mjekësor, nga ku u bëri apel qytetarëve që të bëjnë kontrollet me qëllim diagnostikimin në kohë të sëmundjeve.
“Bashkia e Tiranës krahas punës tuaj për rehabilitimin, sensibilizimin bën një punë të vazhdueshme për parandalimin duke krijuar kushte që ky qytet të jetë sa më i jetësueshëm, që ky qytet të jetë më pranë qytetarit për të jetuar shëndetshëm që është një nga elementët kryesore për rehabilitimin e kësaj sëmundje. Por kjo jo vetëm nëpërmjet parqeve, e aktiviteteve, por duke i dhënë një rëndësi të veçantë edhe ushqimit, pra ushqimit shëndetshëm, ushqimi sa më bio dhe për këtë arsye shumë aktivitete dhe shumë promovime që bëhen për ushqimet bio për të ardhur sa më pranë qytetarëve.
Por nga ana tjetër duhet ndërhyrë edhe në pjesën e rritjes së fëmijëve pikërisht me këtë edukatë për të jetuar shëndetshëm. Për këtë gjë edhe në palestrat e shkollave ku programi shkolla qendër komunitare ka bërë që shumë fëmijë të rinj të integrohen në këto palestra pikërisht për tu rritur shëndetshëm. Kjo gjë ndihmon me vazhdimësinë e jetës së tyre.
Në bashkëpunim edhe me ministrinë e Shëndetësisë dhe shumë institucione të tjera, bashkia ka qenë gjithmonë një element përbërës, sepse në këtë qytet të bukur që po ndërtojmë duam që të kemi njerëz të shëndetshëm, njerëz që t’i japin këtij qyteti”, tha Seferi.