Analiza javore e kursit të këmbimit/ Çfarë ndodhi me euron, paundin britanik dhe dollarin amerikan

Gjatë javës që lamë pas, në tregun valutor vendas monedha europiane euro ka qenë e qendrueshme kundrejt lekut, duke pësuar luhatje të vogla. Referuar kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro e nisi javën duke u këmbyer me 124.92 lekë dhe e mbylli me 124.57 lekë.

Ndryshe ka ndodhur me dollarin amerikan që e mbylli javën me rritje. Në fillim të javës, dollari amerikan këmbehej me 110.10 lekë ndërsa në fund të javës ai këmbehej me 111.07 lekë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Paundi britanik ka pësuar luhatje javën e kaluar. Në fillim të javës këmbehej me 145.64 lekë ndërsa në fund të saj, ai u këmbye me 145.26 lekë.

SCAN

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?