Analiza në Policinë e Vlorës, Lleshaj: Ka individë që kanë dështuar
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ishte i pranishëm në Vlorë, ku mori pjesë në analizën vjetore të drejtorisë së policisë së këtij qarku. Pas takimit ai foli për arritjet e deritanishme në fushën e narkotikëve, si dhe për sekuestrimin e pronave të krimit si rrjedhojë e vijueshmërisë së Operacionit Forca e Ligjit.
Lleshaj nënvizoi se ka pasur problematika dhe individë të cilët kanë dështuar në misionin e policisë për të luftuar kanabisin, për të cilët janë marrë masa, duke prekur indirekt pezullimet në radhët e policisë të një muaji më parë.
Sakaq, analiza e sotme në Policinë e Vlorës konsistonte në përgatitjen për të vijuar luftën kundër trafikimit të narkotikëve dhe kultivimit në këtë fazë të dytë. Po ashtu, Lleshaj tha se policia po vijon punën për të zhdukurit e 4 viteve të fundit.