Analizat, perimet shqiptare nuk kanë pesticide
Sot në një prononcim për shtyp, drejtori i përgjithshëm i Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare (ISUV) Taulant Kalo ka bërë publike rezultatet e analizave të kryera mbi praninë e pesticideve në perimet shqiptare, kryeqësisht domate dhe kastaraveca nga zona e Lushnjes.
“Pas bllokimit të produkteve shqiptare në kufirin me Maqedoninë, me urdhër të ministrit të Bujqësisë, Edmond Panariti, janë kryer analiza për të verifikuar nivelin e pranisë së pesticideve në perimet të cilat prodhohen në serat e zonës së Lushnjes. Këto analizat janë kryer paralelisht në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë ( ISUV) në vend dhe në një institut reference të akredituar dhe të njohur ndërkombëtarisht në Itali ( Instituto Zooprofillattico Sperimentale dell’Abruzzo e del Molise “ Giuseppe Caporale”), rezultatet e të cilave tregojnë se masa e pesticideve të gjetura në perimet e fermerëve shqiptarë është e papërfillshme” theksoi Kalo.
Ai tha se “ISUV ka marrë për analizim mbi 360 llojë pesticidesh dhe kampionet e ekzaminuara kanë rezultuar me praninë e këtyre lëndevenën nivelin maksimal të lejuar në nivel ndërkombëtar. Kjo është gjithashtu një dëshmi më shumë për sigurinë ushqimore të konsumatorit tonë, larg spekullimeve dashakeqe”.
KOHA JONË SONDAZH

