Anastasi: Drafti për reformën në drejtësi përmbyllet brenda janarit

Aurela Anastasi, pjesë e ekspertëve të nivelit të lartë u tregua më optimiste se Alibeaj, duke thënë se mbase drafti për reformën në drejtësi mund të mbyllet brenda janarit.

Anastasi: Zgjedhja e anëtarëve ka proçedurat e veta.Diskutimi ynë ka qenë se cilat nga këto proçedura do të parashikohen në Kushtetutë dhe cilat do të mbeten për tu parashikuar më hollësisht në ligj. Por gjithmonë zgjedhja e anëtarëve është në bazë të formulës që ne e quajmë sistem i zgjedhjes së ndarë midis organeve. 1/3 secili prej organeve të përcaktuara.  Ne duam ta përfundojmë atë sa më shpejt për të qenë korrekt me kërkesat e Komisionit të Venecias. Po, po, padyshim brenda muajit janar me qëllim që të dërgohet sa më shpejt edhe sipas kërkesës së Komisionit të Venecias.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?