Andi Bejtja: Ka një lojë politike në aferën e CEZ. Pjesë janë dhe aktorët mediatik

Gazetari dhe Drejtori Editorial i televizioni "Agon Channel", Andi Bejtja e cilësoi aferën e CEZ si një çëshje që po përdoret politikisht. I ftuar në “News 24”, Bejtja tha se kjo çështje ka nisur si një lojë me interesa politike. “Dikush ka nisur një lojë me interesa politike. Por duhet të dimë, se jo gjithmonë ai që nisë lojën del i fituar”,- tha Bejtja.

Ai u shpreh se në këtë skenar janë bërë pjesë dhe aktorë të ndryshëm mediatik që kanë një qëllim të caktuar. “Nëse një gazetar në studio thotë; prisni se ka materiale që unë nuk i nxjerrë tani, por do i nxjerrë më vonë, kjo nuk sens. Një gazetar nuk ka strategji. Gazetari i nxjerrë materiale si detyrim ndaj publiku, nuk bëhet pjesë e lojës”,- tha Andi Bejtja.

Duke komentuar debatet e fundit për CEZ, Bejta tha se rreziku i kësaj situata është shpërqendrimi i vëmendjes nga gjithë problemet e tjera, si reforma në drejtësi dhe dekriminalizmi.  

SHKARKO APP