Andi Bejtja: Në kryeministri zyra e parashikimit të vdekjeve

Gazetari dhe analisti Andi Bejtja, në një shënim të shkurtër në profilin e tij në Facebook, e ka cilësuar fjalimin e mbrëmjes së sotme të kryeministrit Edi Rama si një “inaugurim zyre për parashikimet e vdekjeve”.

Inaugurohet në kryeministri zyra e parashikimit të llojeve të vdekjeve. Kjo zyre u inaugurua sot pasdite nga vetë Kryeministri në përurimin e librit për të ndjerin përkthyesin, publicistin, intelektualin Ardian Klosi, i cili para disa viteve humbi jetën pas një vetëvrasjeje dramatike si pasojë e një depresioni të përsëritur.

Ja çfarë tha Rama sot për humbjen e mikut të tij, duke harruar se ka familje, të afërm, Ekzibicionizmi në plan të parë ja çfarë tha: “Gjithmonë ia thosha që do përfundosh duke vrarë veten dhe pasonte e qeshura… Kur ndërtonte shtëpinë tek liqeni, thoshte do bëj papafingo lart. Kur shkoja ta takoja ndonjë natë, i thosha pak a shumë në këtë orë këtu lart do ndjehet një krismë e thatë …i madhi Ardian Klosi nuk na tha Lamtumirë, por na tha “Ik pirdhuni”!

E besoni tani që është hapur zyra që Ju thashë.

Ky vetëm nëse nga dashuria që ka për koncesionet e konsideron dhe vetëvrasjen koncesion, se nuk ka mundësi….Nejse e prishi dhe tregun e fallxhoreve…”, shkruan Bejtja në Facebook.

SHKARKO APP