Andi Bejtja: PS hodhi lekë, po këta të PD iknin pa paguar dhe nga restoranti ku hanin
Gazetari Andi Bejtja ka qenë thumbues këtë mëngjes me komentin e tij për situatën postzgjedhore në Dibër.
Ai thotë se ka pyetur një mik dibran dhe ai ka pasur një argument jo të zakontë për humbjen thellë të zgjedhjeve nga ana e PD. “Dihet, tha, këta të PSsë, bashkë me çamët hodhën lekë, por këta të PDsë, iknin pa paguar edhe nga restoranti ku hanin”, i ka thënë miku dibran analistit Andi Bejtja.
Statusi i plotë i Andi Bejtes
“Ajo që ndodhi me zgjedhjet e pushtetit vendor në Dibër, ku e majta me të gjithë faktorët ekonomikosocialë dhe historike kundra, fitoi, ka vend për shumë komente e analiza, shume sepse është projekti nga ku nis një e ardhme e errët. Por ajo që më bëri më shumë përshtypje ishte konkluzioni i një mikut tim dibran, kur pasi e pyeta si e shpjegon këtë që ndodhi m’u përgjigj: Dihet, tha, këta të PS-së, bashkë me çamet hodhën lekë, por këta të PD-së, iknin pa paguar dhe nga restoranti ku hanin…Kaq për sot”.