Andi Bejtja, Ramës: Shih ndonjë Netflix, se ngele te realizmi socialist
Gazetari Andi Bejtja sfidoi live kryeministrin Edi Rama me një sondazh. Ai kërkoi që të hapej një sondazh, nëse duhet që kryeministri Edi Rama të jepte dorëheqjen si homologu i tij në Maqedoninë e Veriut, Zoran Zaev.
Pas batutave të kryeministrit, në tentativë për t’iu përgjigjur pyetjes, Bejtja e këshilloi të linte batutat e përfituara nga filmat e realizimit socialist.
Pjesë nga debati në emision:
Andi Bejtja: Bëni një sondazh, a duhet të japë dorëheqjen kryeministri si Zaevi kaq. Bëje këtë dhe flasim… O iki unë nga zanati o ikën ti!
Edi Rama: Na bjerë dhe një gotë raki këtu dhe ndonjë qepë të njomë
Andi Bejtja: Jo mo se ja ke marrë dorën…
Edi Rama: Ndonjë qepë të njomë për Bejten
Andi Bejtja: Po shih ndonjë Netflix se ngele me termat e realizmit socialist o dreq
Edi Rama: Kjo është bisedë serioze
Andi Bejtja: Shih ndonjë Netflix se ngele Sami Ameni, rakia..Hape mo sondazhin…
Mustafa Nano “masakron” live kryeministrin për veshjen me poture