Andi Bushati: Më datë 30 qershor socialistët dështuan, ja pse

Placeholder Image

Analisti Andi Bushati i ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” në “News 24” tha se më datë 30 qershor, socialistët dështuan.

Bushati nënvizoi se Rama më 30 qershor vendosi bast se shqiptarët do dilnin në zgjedhje e do të hidhnin votën kundër udhëheqësve opozitarë, e kjo sipas analistit nuk ndodhi.

“Më 30 qershor për socialistët ishte një dështim. Pse ishte dështim. Ne këtu isim që njëra palë thoshte që nuk shkohet në zgjedhje moniste. Rama tha se në këto zgjedhje duhet shkuar kundër Berishës, Bashës, Monikës dhe Metës. Rama donte të thoshte që duhet paguar kundër 4 njerëzve që janë kazan, që paguhen nga rusë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeministri vuri bastin se do mbaj zgjedhje  që të tregoj se populli nuk do këta opozitarë. E zëmë se ka shkuar administrata e PS, domehtnë ka vituar një parti e janë zgjedhje moniste. Basti i Ramës se unë do bëj zgjedhje për shqiptarët kundër katërshes nuk doli. Rama shkoi drejt sistemit monist”, tha Bushati.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?