Andi Bushati: Të gjithë deputetët e PD-së që votuan pro Vetting-ut janë zara të Ramës

Analisti Andi Bushati thotë se sipas sondazheve 60% e popullit nuk beson tek SPAK. Të gjithë deputetët e PD-së që votuan pro zgjatjes së mandatit të Vetting-ut, Bushati i quajti zara të Edi Ramës.

“Sondazhi i fundit tregon 60% të njerëzve që nuk besojnë tek SPAK-u. E keqja sot nuk është Vetting-u, por është asgjësuar opozita në Shqipëri, kemi një popull opozitar që fatkeqësisht kanë në parlament deputetë të blerë, që janë vegla të Edi Ramës.

Tani i japin dhe 3 vite të tjera Vetting Edi Ramës. Kemi të bëjmë me asgjësim të opozitës. Do botoj të gjithë listën e PD-istëve që janë zar i Edi Ramës, që kanë votuar Vetting-un. Bëjnë tërë kohën si opozitarë dhe janë të paguar t’i japin votës”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?