Andi Bushati thirrje Berishës: Futuni në grevë urie, po bëheni dele të qeverisë

Protesta e sotme përballë Parlamentit dhe qëndrimet e Sali Berishës janë temat e emisioneve televizive këtë mbrëmje.

Analisti Andi Bushati i bën thirrje Berishës që të futet në grevë urie kundër qeverisë së Edi Ramës ndryshe e ka të humbur betejën. Sipas tij, opozita është e detyruar të sillet në këtë mënyrë se i hiqet edhe e vetmja e drejtë që kanë, ajo e fjalës.

“Opozita po kërkon komision hetimor për diçka për të cilën po zien e gjithë bota dhe kush është reagimi, 10 deputetë përjashtohen. Kemi arritur në një absurd. Po të isha unë do kisha thënë që të braktisnim parlamentin, ose të futen grevë urie në atë parlament. Jemi përballë një regjimi që do t’i heqë njerëzve të drejtën e fjalës. A duhen debatuar këto gjëra në këtë vend apo do bëhemi delet e një njeriu. Edhe ato 3 fishekzjarrë dhe ato bilbila i shoh si reagim ndaj kësaj”, tha Bushati në ”Euronews Albania”.

SHKARKO APP