Andoni: Askush nuk e “shet” vendin më mirë se sa Edi Rama

Analisti Ben Andoni i ftuar në studion e RTV Ora shprehet se përsa i përket çështjes së patronazhimit politik në Shqipëri, është një shqetësim i madh. Për Andonin është një tepri shumë e madhe.

Sipas zotit Andoni nëse në  një vend si Shqipëria janë të disponueshme të dhëna të tilla, ato nuk duhet të përdoren për fushatën zgjedhore, por për përpunime stratigrafike dhe sidomos statistike për probleme të ndryshme, të vendit tonë.

Debati më i ashpër i ditëve të fundit ka të bëjë me çështjen e patronazhimit politik. Është një element i njohur në historinë e politikës shqiptare, por dhe botërore. Në termat specifikë si e sheh atë që ndodh në vendin tonë? Kemi të bëjmë me një konsum të disa të drejtave të qytetarëve siç është privatësia dhe deri ku duhet të shkojë një parti politike, cili është limiti që e ndan?

Andoni: ”Në mendimin tim ka një tepri shumë të madhe. Tepria e parë është se në çdolloj gjykimi duhet të ketë dy kahe, që do të thotë ne duhet të ishim të mirë-besuar nëse kishim dikë që na vinte përballë, na kërkonte numrin e telefonit dhe ne gjithashtu e njihnim këtë të drejtë për ta deleguar, për ta dhënë. Në momentin kur shumica e njerëzve nuk i njohin patronazhistët ky është problem.

Ka kohë që politika në Shqipëri dhe në Ballkan është duke operuar dhe zhvillimi i jashtëzakonshëm i teknologjisë e ka afruar, ndërkohë që ka afruar nga ana tjetër dhe relativizimin e këtij problemi shumë të madh. Kjo do të thotë që partitë politike gjithmonë kanë mundësi të justifikohen. Në mendimin tim është jashtëzakonisht e tepruar. Të dhënat tona nëse përdoren për shantazh, nëse përdoren të themi për të ndikuar në votime nga njerëz të tretë është jashtëzakonisht shqetësuese. “

Ka të bëjë kjo me zhvillimin e teknologjisë? Sa e rëndësishme është që kësaj çështjeje t’i shkohet deri në fund për të zbardhur të vërtetën?

Andoni: ”Ne jemi në momentin kur reforma në drejtësi po merr rrugë. Kjo do të thotë se sa më të bindur të jenë ata për t’i shkuar kësaj deri në fund, aq më shumë ne do kemi një mundësi që jo vetëm ta shikojmë njëri-tjetrin por edhe për të provuar deri ku janë shkelur të drejtat. Me të dhënat që jemi në këtë moment unë mendoj që është e tepruar sepse zhvillimi teknologjik ka dy kahe të kundërta tek ne. Shteti është modernizuar dhe këtë nuk mund ta mohojmë dhe nga ana tjetër publiku vërtet ka akses shumë të lartë në internet, pro kuptohet një aksesues i thjeshtë nuk e ka dot fuqinë e shtetit për të ruajtur të dhënat dhe kjo është problematike.

Unë shtroj dhe një problem tjetër: si ka mundësi në vendin tonë të kesh të dhëna të tilla dhe të mos bësh përpunime stratigrafike dhe sidomos statistike për probleme të ndryshme të vendit tonë dhe jo për zgjedhje. Nuk më pëlqen që po përdoret për politikë dhe këtë duhet ta kenë parasysh, qoftë zoti Rama, qoftë zoti Basha po dhe Presidenti i vendit për arsyen e vetme që duhet ta reklamonin shumë kohë më përpara këtë shqetësim dhe jo në këtë moment.”

A duket se po gabojnë të dyja palët sa i përket formës dhe përmbajtjes së fushatës?

Andoni: “Zoti Rama është mjeshtër i formës, këtë nuk mund ta mohojmë dot dhe besoj në ekzistencën e shtetit shqiptar njeri që mund ta shesë formën më mirë se Edi Rama nuk ka dhe për këtë duhet të jemi të sinqertë. Nga ana tjetër është realisht e vërtetë ajo që shtrohet për opozitën dhe ne do e ndiejmë në maj dhe në qershor tek kurba, pjesa e formës që i është lënë opozitës nga njerëzit e saj është më spontane dhe unë besoj se është në ide të përmbajtjes. Sa i përket përmbajtjes të jem i sinqertë çalon tek të dyja partitë, së pari tek ekzekutivi.

Zotit Rama i mungon një “mea culpa” shumë e madhe për periudhën para vitti 2019, për ato premtimet që ai mund t’i maste shumë mirë me indikatorët e vitit 2019, ndërsa nga ana tjetër është që zoti Basha premton pa fund.“

Pret të jenë këto zgjedhje më të mira se ato paraardhëse?

Andoni:” Krahas luftës shumë të madhe që po i bëjnë Partisë Demokratike shikoj që është rritur në koncept, domethënë elementë të ndryshëm të PD-së vërtet mund t’i kapësh në gracka përsa i përket ligjërimit dhe elementëve ët tjerë, pro  janë rritur në pjesën se si qasen me publikun. Shikoj zotin Rama që krahas ligjërimit që është në vetën e parë, mundohet që t’i ruajë kundërshtarët e tij.”

Goditja më e madhe është goditja brenda llojit, përleshja më e madhe në këto zgjedhje është përleshja ndërmjet të majtës dhe një gjë e tillë ndodhi dhe 4 vjet më parë. Në Shqipëri nuk është shumë e sëmurë e djathta, por është shumë e sëmurë e majta.

E majta realisht ka probleme në Shqipëri sepse ka 2 njerëz egoistë që e drejtojnë.”

Zoti Meta ka qenë hiperaktiv në këto zgjedhje. Është normale kjo për një President?

Andoni:” Ligjërisht, jo. Prandaj fuqia e zotit Basha po rritet se megjithëse premtimet e tij janë shumë në ajër, të themi të drejtën zoti Basha nuk ofendon dhe Rama e tejkalon ndaj kundërshtarëve atë pjesë të cinizmit që ka. Duke u kthyer tek zoti Meta, publiku jonë kishte nevojë që ai të plotësonte të gjitha detyrat kushtetuese, që është të qëndronte mbi palët.

E dyta, të ishte shumë i larguar nga fushata dhe mesazhet e tij duheshin për njerëzit.

Problemi më i madh në vendin tonë është respektimi i institucionit. “

Si e sheh figurën e zotit Basha? Mund të krijojë një identitet politik?

Andoni:”Zoti Basha ka qenë 3 herë ministër dhe ka peshë të jashtëzakonshme për të kaluarën. Demokratët e vërtetë dinë t’i lexojnë gjërat sepse janë shumë të kujdesshëm përsa i përket funksionimit të institucioneve. Ky është rasti i fundit për zotin Basha, e para që të kthejë zgjedhjet dhe e dyta nëse i fiton zgjedhjet të tregojë maturi dhe mos ta shtojë tensionin politik.”

SHKARKO APP