Andoni: Klement Balili po përdoret për të hequr vëmendjen nga studentët
Gazetari Ben Andoni i ftuar në “Arena” nga Dritan Hila në Ora News, thotë se Klement Balili po përdoret për të hequr vëmendjen nga problemi i madh i protestës.
Pjesë nga debati:
Andoni: Ky po përdoret që njerëzit të heqin vëmendjen nga problemi i madh i protestës. Është shumë e shëmtuar. Ky njeri që kishte kopsitur gjithçka dhe unë jam i sigurt që negocimet nuk kanë filluar tani. Rrezik dihej dhe ruhej. Vetëm Bin Ladeni ishte i pakapshëm. Ky gjithçka e kishte përllogaritur. Nuk e kuptoj se si drejtori i Policisë për një aksion që është rutinë të tregojë arritjen e madhe të policisë. Ishte sfumuar.
KOHA JONË SONDAZH

