Andoni: Ndoshta administrimin e zgjedhjeve duhet të na e bëjnë të huajt

I ftuar në “Arena” nga Dritan Hila në RTV Ora, analisti Ben Andoni tha se ndoshta administrimin e zgjedhjeve duhet të na e bëjnë të huajt.

Andoni: Problemi ka filluar që pas zgjedhjeve u është thënë partive kryesore, duke bërë komisione bipartizane. Reforma duhet të fillojnë shumë më para dhe duhet të mbarojnë para trazirave.

Ndoshta edhe administrimin e zgjedhjeve duhet të na e bëjnë të huajt. Dhe kjo është një fatkeqësi në fakt. Z. Nano e ka artikuluar diçka të tillë, por e mbyti z. Berisha.

SHKARKO APP