Andoni: Nuk është e largët dita që Basha të japë dorëheqjen
Analisti Ben Andoni, nisur nga situata më e fundit në selinë blu, thotë se nuk do të jetë e largët dita që Lulzim Basha të japë dorëheqjen. Në këndvështrimin e tij, ai thotë se PD ka arritur pikën më të ulët dhe nga kjo përplasje do të nisë bashkimi që do fillojë nga grupi parlamentar për zgjidhjen e situatës në PD.
”PD do azhornohet brenda javësh, muajsh. Nuk di pikat ku do cedojë pjesa e Komisionit Rithemelues dhe nga pjesa e zotit Basha nuk kemi përgjigje se duken si të klonuar nuk di palët ku do cedojnë që të bashkohen me njëra-tjetrën.
Unë besoj që në grupin parlamentar do të fillojnë shkëndijat e para për zgjidhjen e PD dhe lufta e përbashkët bëhet në parlament, dhe atje do të jenë rrugët e para teknike për bashkimin. Dhe besoj që nuk është e largët dita që Lulzim Basha të japë dorëheqjen se është alogjike dhe pa kuptim që ai të drejtojë PD.
Është pjesa logjike politike dhe PD-ja nuk ka njerëz pa logjike. Në përplasje është treguar alogjika, por nuk mund të vazhdojë kështu, e arriti kuotën më të ulët dhe kjo është një nga pikat më të errëta të historisë së vet dhe nga këtu do fillojnë pikat e bashkimit. Që tani ka filluar”,-tha në ”A2cnn”.