Andoni: Prapaskenat e vrasjes së Oliver Ivanoviç
Gazetari Ben Andoni thotë në “Arena” në Ora News, se familja e Oliver Ivanoviçit ka bërë deklaratë akuzuese për vrasjen e tij dhe se kjo ngjarjeu ka plasur “në dorë” serbëve.
Andoni: Problemi që unë shikoj është se serbëve u ka plasur diçka e madhe në dorë. Unë mendoj se është reaksion zinxhir nga deklarata e familjes, e cila ka thënë se ne e dimë kush është ekzekutuesit. Kur një njeri vritet përpara institucionit është vrasje deklamative. Të njëjtën gjë bënë edhe me Gjingjiç përpara institucionit. Ata mund ta vrisnin shumë mirë në pallatin e tyre.
Lista Srbska nuk ka vetë fuqi politike dhe parlamentare por edhe fuqi ekonomike. Ivanoviç asnjëherë nuk ka dashur një ndarje të Kosovës. As serbët, pasi pjesa më e madhe e tyre është jashtë Mitrovicës.
Albin Kurti ka thënë se në qoftë se asocacioni shkon sipas parashikimeve serbe, pothuajse e ndan Kosovën.
Larg qoftë edhe sikur atentatori të jetë shqiptar, patjetër është lojë mirëfille serbe.
Andoni: Serbia ka shpallur neutralitet
Andoni duke komentuar vrasjen e Oliver Ivanoviç, thotë se Serbia ka shpallur neutralitet, por merr pjesë në stërvitjet e NATO-s.
Andoni: Serbia prej vitesh ka shpallur neutralitetin,e ka dhe si doktrinë zyrtare. Ndërkohë ka vazhduar një pjesë të armatimit. Serbia është pjesëmarrëse e vazhdueshme e stërvitjeve të NATO-s, ka partneritet me të. Edhe në rang trupash.
Kanë një histori të gjatë të bashkëpunimit me Amerikën. Serbia është krejtësisht e paqartë deri në ardhjen e Vuçiç, për staturën diplomatike e politike që do të mbajë në Ballkan. Fuqia e Serbisë ka rënë shumë. Një shtet që nuk ka fuqi ekonomike nuk mund të drejtojë dot resurset e tjera. Serbia është një vend shumë pro evropian.
KOHA JONË SONDAZH

