Andoni: Shumica e lajmeve jepen nga mediumi i Ramës, gazetarët të varur nga pronarët

Në një intervistë për RTV Ora, analisti Ben Andoni ka folur në lidhje me gazetarinë në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Medias.

Ai tha se ditën e sotme ka vetëm një prononcim të presidenti Meta dhe kreut të opozitës, por jo të mazhorancës në një ditë si kjo.

Andoni shtoi se media e ka gjithmonë më të vështirë që të manovrojnë me burimet e saj.

Ben Andoni: Sot kam parë vetëm reagimin e presidenti dhe kryetarit të Opozitës. Ndërsa nga pjesa e mazhorancës që ka pjesën më të madhe të pushtetit kam parë një lloj heshtjeje. Shqetësuese është neglizhenca se me çfarë shikohet ky lloj rankimi që ka rënë me 2 shkallë nga viti i kaluar. 

Media e ka gjithmonë më të vështirë që të manovrojnë me burimet e saj. Ka gjithmonë e më pak zëra të medias print në tezat ku shitet zakonisht. Ka rrudhje të jashtëzakonshme të gazetarëve të terrenet, ata që e ushqejnë median. Të gjitha portalet qarkullojnë lajmet e njëra-tjetrës. 

Andoni u shpreh se shumica e lajmeve jepet nga mediumi i kryeministrit dhe se nuk dihet pasuria e një pjesë të mirë të gazetarëve.

Ben AndoniJu e shikoni sot nga ku jepen shumica e lajmeve është mediumi i kryeministrit të vendit. Se si është diskursi atje vjen edhe te ministrat e te përcjellja e lajmit. Ndërsa nga periferia dhe rrethet na vjen vetëm kronika e zezë, që edhe ajo vjen nga policia. 

Një pjesë e mirë e gazetarëve nuk u dihen burimet e pasurive dhe nga mënyra se si importohet, duket se janë palë. Komuniteti ynë është i varur nga pronarë që nuk e respektojnë staturën e gazetarit. Gjithmonë duhet të jesh brenda staturës dhe humorit të pronarëve. 

SHKARKO APP