Andoni: Vetëvendosje, formacioni i 4-t që mund të mposhtë PS, PD dhe LSI

Analisti Ben Andoni i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora shpreh bindjen se në të ardhmën Lëvizja Vetëvendosje do të jetë pjesë e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri.

Sipas Andonit, Vetëvendosja mendon për një forcë politike mbi bazë kombëtare, e cila mund të fitojë shumë popullaritet dhe mund të konkurrojë realisht tri formacionet politike (PS, PS dhe LSI) në Shqipëri, për aq kohë sa nuk braktisin flamurin.

“Për VV mendojnë që ka mundësi shumë të madhe që të penetrojë”.

Gazetarja: Lëvizja Vetëvendosje është e vetmja forcë politike që ka shtrirë rrjedhjen e saj në të dyja anët e kufirit të Shqipërisë. Pavarësisht se nuk ka ndonjë ambicie të shprehur me konkretisht të Vetëvendosjes në Shqipëri duke qenë se tani ekziston si OJF? Si e shihni të ardhmen e saj? Mendoni se mund të bëhet pjesë e zgjedhjeve parlamentare të ardhshme në Shqipëri?

Ben Andoni: Unë besoj se patjetër që do bëhet. Do bëhet sepse VV ka menduar shumë mirë të ketë akses jo vetëm në Shqipëri dhe më gjerë. Sensi është shumë i drejtë në momentin që ata nuk braktisin flamurin. Ata mendojnë për një forcë politike mbi bazë kombëtare. Kjo zgjidhje është shumë e mirë për dy arsye.

E para, në aspektin pragmatist të tyre. Çfarëdo të ndodhi në Kosovë, ata me kalimin e kohës mund të eksportojnë projektin e tyre në Shqipëri. Vërtetë është hedhur poshtë, por VV ka treguar që  është një formacion shumë novator. Ne kemi parë gjatë kohës së protestës së studentëve, që i vetmi lider politik që është pritur me respekt dhe është dëgjuar ishte ai. Kuptohet që pjesa rinore edhe mund të manipulohet lehtë.

E dyta, Kurti ka fatin e madh që nuk është provuar. Por në të ardhmen unë mendoj që nëse bën gjatë mandatit të parë, nëse do të jetë kryeministër do bëjë hapa realisht radikalë, do ketë një masë që do e kërkojnë dhe vlerësojnë afrimin e tij. Sepse është parë që në Shqipëri është e pamundur të krijohet një formacion i 4, që të mposhti 3 formacionet deri tani. Dyshoj edhe për këtë sepse është e pamundur, katastrofa është shumë e madhe politike e Aleancës Kuq e Zi. 

Nga gjërat që referoheshin dhe nga ajo që ka dalë e kam parë që të paktën të tre formacionet kryesore, kur është puna me gjërat që kanë lidhje me ligjin dhe kodin zgjedhor janë shumë koncize. Megjithëse LSI ka treguar kohët e fundit që do ta shpërbëjë. Për VV mendojnë që ka mundësi shumë të madhe që të penetrojë. VV mund të thithë të rinjtë dhe një masë të madhe të të vjetërve. Kurti luan me shumë kujdes me nostalgjinë e Shqipërisë, momenteve të Pavarësisë, qoftë nostalgjinë e luftës, nostalgjinë e filmave të ndryshëm dhe të gjitha këto i flasin edhe brezi që është 50-vjeç e sipër.

SHKARKO APP