Andoni: VV po fiton kohë, parti pa përvojë në negociata

Kosova vazhdon të jetë ende pa qeveri. Pavarësisht përpjekjeve për dialog mes VV dhe LDK për të krijuar qeverinë, ende nuk ka një marrëveshje finale.

Për analistin e çështjeve të rajonit, Ben Andoni kjo situata vakumi po mbahet nga Vetëvendosja për të fituar kohë.

I ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, Andoni shprehet se VV është një parti  pa shumë përvojë në negociata.

Pyetje: Ndërhyrja e Presidentit Thaçi si ka qenë, a është në përgjegjësi të tij të ndërhyrje për të zhbllokuar këtë situatë?

Ben Andoni: Duhet, absolutisht që duhet. Problemi i vetëm është që njerëzit që janë pranë institucionit të presidentit mbahen me atë boshllëkun që është, që institucioni i presidentit nuk mund të detyrojë partinë fituese se kur të sjellë propozimin e vet. Sepse në momentin që sjell propozimin e vet atëherë fillon afati kushtetues.  E gjithë kjo pjesë vakumi po mbahet nga VV për të fituar kohë sepse realisht po tregon që është një parti  pa shumë përvojë në negociata dhe është e kuptueshme që është përballë një formacioni politik që është i sprovuar për negociata të vështira. Këtë nuk e kishte llogaritur shumë mirë VV-ja.

Për paralajmërimin e fundit të Presidentit Thaçi, analisti Andoni thotë se ky stad duhet të kalojë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

Ben Andoni: Ky stad duhet të kalojë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. Ndërkohë që realisht ka një moment që Presidenti për shkak të staturës dhe peshës institucionale që mban ti kujtojë formacioneve politike  për rëndësinë që kanë në këtë moment për Kosovën. Kosova është jo me qeveri tranzitore, por me qeveri në ikje.

SHKARKO APP