Andrea Mano zëvendëson Salianjin në Kuvend, dorëzon formularin e dekriminalizimit në KQZ

Andrea Mano ka pranuar mandatin e deputetit dhe pritet që të zëvendësojë në Kuvend Ervin Salianjin. Burime për gazetaren Esiona Konomi bëjnë me dije se Mano ka dorëzuar në KQZ formularin e dekriminalizimit.

Tashmë pritet që KQZ të mblidhet për t’i dhënë Manos mandatin e deputetit.

Mano futet në Kuvend si deputet i Partisë Demokratike pas dënimit të Ervin Salianjit me 1 vit burg për kallëzim të rremë në dosjen Babale. Në zgjedhjet vendore të 2021, Mano mori 5465 vota.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?