Anëtar i Kryesisë në PD, Alizoti tregon arsyet e rikthimit

Tomor Alizoti, ishte një nga anëtarët e zgjedhur me votë në kryesinë e PD të shtunën që kaloi. Në një intervistë për ”Panorama”, Alizoti tregon se si është bërë pjesë e strukturave më të larta të forcës kryesore opozitare në Shqipëri. I njohur si një nga kritikët ndaj Bashës pas zgjedhjeve të 2017-ës, ai e vlerëson veprimin e kreut të PD për t’i shtrirë dorën demokratëve dhe thekson se sot problemi më i madh që kanë shqiptarët është largimi i Edi Ramës kryeministër.

”Kritika në përgjithësi është parimore në demokraci. Sot, vendi ka nevojë për dinjitet dhe parime. Qëndrimet parimore nuk janë thjeshtë teorike por mekanizma që çdo shoqëri e çojnë përpara. Me lejo të tregoj mënyrën si u bëra anëtar i kryesisë. Nuk isha në dijeni që isha pjesë e listës, por dija që të gjithë ish-anëtarët e këshillit do të ishin sërish në listë për t’u votuar. Kur dhashë dorëheqjen isha emëruar nga Basha. Nëse u rikthehemi deklaratave të mia të asaj kohe, kam thënë se do të vij sërish në strukturat e PD vetëm përmes votës së PD. Mendoj se nuk ka asnjë lloj rikthimi. Ajo që vlerësoj më shumë te zoti Basha është fakti se ka shtrirë dorën dhe ka kërkuar bashkëpunim me të gjithë demokratët”, u shpreh ndër të tjera Alizoti.

Alizoti është cilësuar në media si një lajm i mirë për Partinë Demokratike, si pasardhës i një familjeje fisnike, të persekutuar, por edhe si një i ri i arsimuar dhe ‘soft spoken’. Alizoti ka kërkuar me ngulm dorëheqjen e kryetarit të PD, por në ndryshim nga kundërshtarët e tjerë të Bashës, nuk e ka kaluar vijën logjike që ndan ‘politikën’ nga ‘personalja’.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?