Anëtarët e familjes Ferracaku shkuan për sqarim te Gocajt, oborri i hotelit u kthye në skenë krimi
Nga masakra në Velipojë për hapësirën e shezloneve në plazh, viktima mbetën Kujtim Ferracaku 59-vjeç, Xhovani Gocaj 25-vjeç, Edmond Gocaj 38-vjeç dhe Myzerim Zeneli vetëm 20-vjeç. Vëllai i Kujtim Ferracakut, 54-vjeçari Hasan Ferracaku dhe një 17-vjeçari Elmilind Dyli, kanë marrë plagë në trup, por fatmirësisht ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Danimika e ngjarjes deri më tani është kjo. Ferracaku është pronar i Hotel “Fantazia” është përplasur me armë me vëllezërit Gocaj, pronarë të hotelit “Gocaj” për shezllonët. Bizneset e tyre ndodheshin vetëm 50 metra larg njëri-tjetrit.
Mësohet se kanë qënë anëtarët e familjes Ferracaku ata të cilët kanë shkuar pas mesnate në hotelin “Gocaj”, për të sqaruar konfliktin për shezlongët. Pronarët janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe më pas u nxorën armët. Nuk dihet nëse dy familjet kanë pasur ndonjë konflikt tjetër të mëparshëm mes tyre, që ka nxitur dhe më shumë debatet.
Në një prononcim për mediat nga vendngjarja, drejtori i Policisë në Shkodër, Niko Brahimaj paralajmëroi se do të ketë arrestime e po ashtu dhe persona që do të shpallen në kërkim.