Anëtarët e kampit MEK: Ne nuk jemi kriminelë! Policia nuk na lajmëroi

Banorët e kampit Ashraf 3 kanë reaguar pas aksionit të sotëm të policisë ku informacionet e para flasin për një viktimë nga radhët e muxhahedinëve dhe disa të plagosur.

Një prej banorëve tha për mediat se policia shqiptare ka ardhur pa asnjë lajmërim dhe ka përdorur gaz lotsjellës.

Ne muxhahedinët nuk jemi kriminelë, nuk jemi terroristë. Jemi opozitarët e vendit. Në demonstratën e fundit diktatori ka vrarë më shumë se 800 iranianë. Policia me qindra makina u fut brenda pa asnjë njoftim. Pse sulmon në kampin tonë? Çfarë veprimi kemi bërë. Ne jemi muxhahedinë, jemi refugjatë. Ata përdorën gaz lotsjellës. Vëllezërit tanë ishin të sëmurë. Disa janë të plagosur, një muxhahedin është vrarë”, tha banori.

Asnjë paralajmërim për kontrollet. Ne jemi refugjatë. Nuk na tregon as leje, as urdhër. Nuk ka njerëz të rrezikshëm në kamp. Sot është përvjetori i rezistencës iraniane. Ata në këtë ditë sulmuan”, shtoi ai.

SHKARKO APP