Anëtarët e Kushtetueses shkojnë në zyrë. Vorpsi, gazetarëve: Mos u lodhni kot!

Anëtarët e sapozgjedhur të Gjykatës Kushtetuese, pas kaosit të një dite më parë, u janë drejtuar sot zyrave të tyre. Marsida Xhaferllari dhe Arta Vorpsi erdhën të parat.

Arta Vorpsi, e cila u betua përpara noteres dhe jo përpara Presidentit të Republikës, e pyetur nga gazetaret tha vetëm dy fjalë: Mos u lodhni kot.

Vorpsi hyri në zyrë pasi prej vitesh punon në Gjykatës Kushtetuese.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa Marsida Xhaferllari thjesht përshëndeti: Mirëmëngjes!

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?