Anëtarët e PD-së në KZAZ, “përplasje” Kaso-Biba

Ivi Kaso, përfaqësues ligjor i PD-së pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deklaroi se “opozita ka zgjedhur të ketë anëtarë në KZAZ sepse janë të shumta denoncimet e mbërritura që vërtetojnë çdo hap të procesit zgjedhor, sidomos në komisionet e nivelit të dytë është i mbushur me paligjshmëri në funksion të një qëllimi të qartë të partisë-shtet”.

Më tej, Kaso theksoi se anëtarët e KQZ-së se “do të përballen me përgjegjësi penale nëse shkelin ligjin”, sipas tij, duke mos pranuar kërkesën e PD-së. “Në gjysmën e zonave zgjedhore procesi zgjedhor ofron garë vetëm me një kandidat. Opozita do i vërtetojë shqiptarëve se ky kryeministër nuk organizon dot zgjedhor edhe kur garon i vetëm. Në emër të opozitës i bëj thirrje anëtarëve të KQZ-së ta trajtojë këtë vendimmarje me seriozitetin maksimal dhe në përputhje me të drejtën ligjore. Mos të bien pre e presioneve nga eksponentë të lartë të mazhorancës që e kanë shprehur hapur kundërshtinë për këtë vendimmarje. Paralajmëroj anëtarët e KQZ-së se do të përballen me përgjegjësi penale nëse shkelin ligjin”, u shpreh Kaso.

Anëtari i KQZ-së, Denar Biba iu drejtua Ivi Kasos duk i thënë: “Bëre një shantazh të pastër drejtuar anëtarëve të komisionit. Është hera e parë që kërcënohemi, është shumë e ulët”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?