Anëtari i Kryesisë së PD: Rama bashkëpunim me Berishën! Braimllari: Opozita betejën e ka në Kuvend
Dialogu mes PS dhe Rithemelimit ka probleme, por edhe akuza nga PD-ja e Lulzim Bashës. Anëtari i Kryesisë së PD-së, Besart Logu, thotë se Rama po bashkëpunon me një non grata, ndërsa sipas tij Rama ka non grata edhe në qeveri. Logu hedh akuza se Berisha dhe Rama bashkëpunojnë së bashku prej kohësh. Negociatat mes tyre i cilëson të turpshme.
“Ai non-gratat i ka në qeveri, me non-grata bashkëpunon me Tom Doshin, Vangjush Dakon. Veçse i ka pjesë të qeverisjes, padiskutim që edhe me Berishën jo vetëm po bashkëpunon tani, por ka pasur bashkëpunim gjithmonë. Këto janë skena të turpshme. Bie dakord me Salianjin. Fundja ca fitoi Rithemelimi me këtë lëvizje, Konferencën e Kryetarëve dhe ngritja e komisioneve hetimore nuk është një e drejtë që ta jep Rama. Konferenca e kryetarëve aty ka qenë, këta nuk kanë shkuar”, tha Logu.
Kurse nënkryetari i PL, Endrit Braimllari përshëndeti vendimin e opozitës për t’u kthyer në normalitet jetën parlamentare. ”Detyra e një opozite duhet të jetë duke bërë betejë në parlament me përmirësimin e ligjeve, mbrojtjen e Kushtetutës, një betejë në këshillat bashkiak dhe një betejë në terren për të çuar deri në fund programin. E rëndësishme është që e gjithë opozita është në një gjuhë komunikimi”, tha Braimllari.