Anëtari i LRI: Unë jam ai djali i trakteve. Mjaft u sollët sikur jetoni në një vend normal

Emanuela Pepkola Zaimi, themeluese e Fondacionit Down Syndrome Albania dhe aktivitet e shoqërisë civile shprehej e shqetësuat sot në Facebook për protestat e shoqërisë civile. Ajo publikoi një foto në rrjetin social ndërsa pyeste nëse i njihte dikush ata që protestoni. Ajo publikoi dhe foton e një të riu që shpërndante fletëpalosjet e protestës.

I riu që shpërndante fletëpalosjet e protestës ka reaguar duke i kthyer një përgjigje Emanuela Zaimit.

Reagimi i plotë i aktivitetit të LRI, Nerdi Vathi

Swiss Digital Desktop Reklama

“Përshëndetje miq!!

Swiss Digital Mobile Reklama

Unë jam Nerdi Vathi, një gjimnazist maturant në shkollën “Arben Broc” dhe banoj në Tiranë . Po i shuaj kureshtjen zonjës Emanuela Pepkola Zaimi e cila para pak orësh bëri një postim ku shihej një foto e imja dhe shkrimi “Kush e njeh këtë djalin, ta gjejmë etj etj”

Zonja Emanuela unë jam një gjimnazist i thjeshtë, kam marrë pjesë dhe në aktivitetet tuaja. Ndryshe nga shumë të rinj që janë në kafene ose në emigrim, unë isha pjesë e protestës për të drejtat e mija dhe për hallet e njerëzve që janë si puna e prindërve të mi !

Më thirrët dhe më fotografuat dhe kam dalë më bukur seç dukem në të vërtetë, unë isha pjesë e protestës dhe nuk isha atje as për të provokuar e as për ndonjë gjë tjetër që ju shkon në mendje dhe ndjehem shumë i cuditur për këtë gjë ! Mënyra se si më pyetët ju zonjë ishte si të isha në komisariat dhe sigurisht që përgjigja ime do ishte ajo që dhash, edhe nëse do më kishit pyetur prap ne ate mënyrë përgjigja do te ishte e njëjtë !! Jam kundër taksave dhe koncesioneve , dua të lirohen të burgosurit e rrugës së kukësit , dua të rikthehen 20 mijë familjet që janë hequr nga skema e ndihmës ekonomike, dhe bizneseve të vogla të mos iu vendoset tvsh sepse prindërit e mi kishin një biznes dhe e mbyllën sepse nuk e përballonin dot. Por nuk po të përgjigjem për veten time .

Jam pjesë e forumit rinor LRI dhe jam shumë krenar për këtë gjë dhe e përfaqësoj forumin tim me shumë krenari !

Për mendimin tim zonja Emanuela sot në këto ditë që jemi do të ishte mirë t’i harronim karriget politike, nuk ka rëndësi a jam i LRI i FRPD apo i shoqërisë civile për sa kohë unë protestoj për hallet e mija dhe të popullit shqiptar , për sa kohë familja ime eshte e papunë , për sa kohë Edi Rama bashkë me miqtë e tij oligark hanë bukë mbi kurrizin e Shqipëtareve !!

Zonja Emanuela shpresoj që ky reagim i imi te arrijë të ndryshojë sadopak paragjykimin tuaj për politikën shqiptare, sepse kështu Shqipëria sdo perparojë kurrë drejt Europës dhe perëndim”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?