“Anëtari i PS i mori tokën për të mbjellë drogë”, Salianji: Denoncuesi u dhunua

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka denoncuar një tjetër rast dhune që sipas tij është fshehur nga qeveria në mënyrë kriminale.

Salianji tregon rastin e një burri, toka e të cilit është lënë si parcelë për kanabis tek një drejtues organizate të Partisë Socialiste.

Në statusin e tij në Facebook, Salianji shkruan se edhe pse është denoncuar në polici, autori jo vetëm që nuk është arrestuar, por janë dhunuar edhe denoncuesit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Statusi i plotë

Swiss Digital Mobile Reklama

Një rast tjetër i dhimbshëm i dhunës ndaj gruas dhe mbrojtjes dhe fshehjes së ngjarjes nga qeveria në mënyrë kriminale.

Shqipëria çdo ditë lëngon nga padrejtësitë e një shteti që dhunon të pamundurit dhe mbron krimin dhe bandat.

Sot në mëngjes një burrë i moshuar dhe 2 djemte e tij denoncuan se si ju dhunohej prona e tyre, se si qeveria i ka lënë pronën e tyre si parcelë për kanabis tek shtetasi M.K drejtues organizate i Rilindjes.

Pasi e kanë denoncuar në polici, rilindasi jo vetëm nuk është arrestuar por janë dekonspiruar denoncuesit duke u dhunur ata dhe në mënyre kriminale edhe nëna e tyre e moshuar. Policia ka ndaluar një nga tre dhunuesit dhe dy të tjeret i ka lëne te lire te kercenojne familjaret e te moshuares.

Policia nuk arreston dhunuesit por kërcenon denoncuesit qe te tërhiqen. Fotot e dhimbshme flasin më shumë se çdo brroçkull kryeministrore.

https://www.facebook.com/salianjiervin/posts/1972572049431928

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?