Anëtarja e infektuar, kryetarja e UFSH: Kemi kërkuar tamponin që të premten, s’na është bërë

Një punonjëse e Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë ka rezultuar pozitive me koronavirus. Për pasojë anëtarët e tjerë të stafit janë karantinuar, ndërsa kanë ndërprerë shërbimet duke mbyllur zyrat.

Në një intervistë për Abc News, kryetarja e UFSH, Diana Toma deklaroi se rasti është zbuluar të enjten dhe të premten kanë mbyllur gjithçka.

Ndër të tjera, Toma thotë se që prej të premtes kanë kërkuar t’u bëjnë tamponin anëtarëve të tjerë të stafit, por deri më tani nuk ka ndodhur.

E kemi mësuar të enjten, të premten kemi mbyllur çdo lloj veprimi me farmacistët. U lidhëm me drejtoreshën e DSHP, e cila për hir të së vërtetës u tregua e gatshme pastaj nuk patëm më kontakte. Kuptojmë që situata është e ngarkuar e personelit mjekëosr. Derisa të mundësohet bërja e tamponit të tërë jemi të vetëkarantinuar.

Realisht këtu do të kërkonim një parje ndryshe. Kërkuam mundësimin e tamponeve ditën e premte, mirëpo nuk u realizua dhe ndonëse na u komunikua që do ketë një kontakt nga epidemiologët me stafin tonë, kam komunikuar edhe me anëtarë të tjerë të stafit, deri tani një komunikim i tillë nuk është realizuar. 

Jemi 9 veta që janë në zyrë, të cilët jo të njëjtë janë në kontakt me farmacistët, por kjo nuk të jep siguri. Deri tani nuk kanë pasur simptoma. Edhe personi pozitiv është në gjendje të qëndrueshme, pa temperaturë”, u shpreh ajo.

Më tej, Toma ka theksuar se ekipet e punës janë të ngarkuara, por duhen rritur stafet nga autoritetet përgjegjëse.

“Fatmirësisht është një situatë e kontrollueshme. Kërkese institucionale kemi bërë që të premten. Ne jemi shumë koshiencë që ekipet këtë periudhë kanë bërë një punë të madhe. Ndërhyrja mbase në këtë situatë, dhe kërkesa nuk duhet drejtuar këtij ekipi që janë vetëm në lëvizje por karshi personave përgjegjës që do të duhet të rrisin stafet.

 Msat janë marrë, koha do të nxjerrë nëse ka pasur infektime të tjera. Virusi është prezent. Masat mbrojtëse duhet të jenë maksimalisht të zbatura”, u shpreh Toma. /abcnews.al

SHKARKO APP