Anëtarja e Komisionit Rregullator denoncon publikisht databazën e PS me të dhënat e qyetarëve

Helga Vukaj anetare e Komisionit Rregullator denoncon publikisht databasën e PS-s me të dhënat e qyetarëve, duke marrë shembull veten e saj.

Në mbledhjen e sotme të Komisionit Rregullator, Vukaj ka kërkuar nga KQZ që Drejtori i gjendjes civile, drejtorja e e-albania, komisioneri për mbrojtjen e të dhënave, Avokatin e Popullit dhe SPAK të raportojnë se çfarë po bëjnë me këtë ëështje, që sipas saj Partia Socialiste po tenton të manipulojë zgjedhjet.

Ajo ka thënë se SPAK, duhet të reagojë menjëherë në lidhje me çështjen, përpara zgejdhjeve, pasi më pas do të jetë tepër vonë.

Fenomeni është kriminal dhe tejet i rrezikshëm dhe në dukje po tenton e minimit të procesit, ndoshta ditën e zgjedhjeve apo pas tij. Më vjen keq t’ju them por kjo dëshmon se është cënuar procesi. Do t’ju tregoj një dokument që qarkullon.

Unë Helga Vukaj, me numër të identiteti dhe të dhëna të tjera personale më del qartë atësia dhe numri i telefonit. Patronazhisti im më kujton kohën e diktaturës, kur të parët e mi përndiqeshin nga fuksi i lagjes me një qëllim të caktuar politik.

Mos vallë jemi kthyer në vitet 90? Rezart Fetollari mua më përndiqka. Nuk e bën i vetëm këtë, sepse nuk e ka potencialin që të ketë të dhënat e mia. E dhëna ime si ID administrohet nga Gjendja Civile. Pastaj Tatimet dhe Sigurimet më bënë të mendoj që më ka ekspozuar.

Përtej kësaj, kontigjente kibernetike mund të më sulmojnë në çdo kohë. Kjo çështje zien mediatikisht. Pas zgjedhjeve kush nuk ka votuar PS, mund të sulmohet.

Nuk është ashtu siç duket që ta kalojmë në mënyrë sportive. SPAK duhet që të kishte reaguar, nuk kërkon hetim të thelluar. Të gjitha këto janë kriminale dhe duhet të kenë përgjigje para datës 25 sepse post nuk kanë asnjë rëndësi,”-tha ajo.

Ndërkohë pas nisjes së hetimit për databazën e votave të Partisë Socialiste, SPAK ka sekuestruar një kopje të serverit të portalit Lapsi.al që publikoi skandalin.

Ndërkohë grupi i hetimit ka kërkuar të dhëna nga të gjitha institucionet me qëllim verifikimin e mënyrës si janë siguruar dhe si po përdoren informacionet personale të qytetarëve.

Prokuroria e Posaçme SPAK i ka nisur shkresa të gjitha institucioneve për t’i vënë në dipozicion kopje ta databazeve që kanë në përdorim në kuadër të hetimeve për përdorimin e të dhënave personale të qytetarëve në fushatën zgjedhore.

SHKARKO APP