Anëtarja e Kryesisë së LSI, ironizon Bushatin: Ngatërron Metën me Letën

Anëtarja e Kryesisë së LSI-së, Elona Gruri ka ironizuar sot qëndrimet e Minsitrit për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati.

Në një koment në facebook, Elona Guri shprehet; “Uaaa uaaa uaaaa, pash Ditmir Bushatin në komision. I shkreti, ngatërron Metën me Letën (E ëma e ministrit Bushati)…..”.

Ditën e sotme, kreu i diplomacisë Ditmir Bushati ishte në Komisionin Parlamentar të Jashtëm ku kritikoi qëndrimet e kreut të shtetit lidhur me dhënien e plotëfuiqisë për negociata me Greqinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, negociatat nuk mund të nisin pa dhënë më parë plotfuqinë ligjore Presidenti i Republikës. Por Bushati bëri një interpretim ndryshe të ligjit duke thënë se kreu i shtetit jep vetëm autorizimin dhe jo plotfuqishmërinë për detajet.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?