Angiografia koronare, 6142 pacientë përfituan falas paketën në 10 muaj
6142 pacientë kanë përfituar falas paketën e angiografisë koronare gjatë muajve janar-tetor në të gjitha spitalet publike dhe private të vendit. Shifrat janë bërë të ditura nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm ndërsa ky i fundit ka apeluar për kujdes ndaj zemrës. ”6142 procedura Angiografi, Angioplastikë Koronare dhe Pacemaker Definitiv janë kryer 10 muajt e 2019 në spitalet publike dhe private”. Sipas Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm janë kryer 3 411 Angiografi Koronare, 302 Pacemaker Definitv, 2323 Angioplastikë dhe Angiografi dhe 106 Angioplastikë Koronare. FSDKSH thekson se pacientët përfitojnë financim 100% për kryerjen e këtyre ekzaminimeve. “Punojmë për rritjen e performancës në kohë dhe cilësi”, shprehet FSDKSH.
KOHA JONË SONDAZH

