Anglezët tërbohen kur Shqipëria merr bileta me shumë se anglezët

 

Mesa duket shumë sportdashës në Britani janë revoltuar për shkak të numrit të biletave që i janë vënë në dispozicion nga UEFA Shqipërisë dhe Islandës, për Euro 2016. Gazeta Britanike Daily Star shkruan se Anglia do të ketë rreth 8 mijë bileta më pak se Islanda, por edhe më pak se Shqipëria e shumë vende të tjera.

Shqipëria nga ana e saj do të marrë rreth 26.080 bileta dhe kjo shifër sipas medias britanike është e tepruar.

Sipas gazetës, duke ju referuar numrit për frymë të banorëve në Islandë e Shqipëri rezulton se ata po përfitojnë edhe numrin më të madh të biletave.

Sipas përllogaritjeve të bëra reulton se 1 në 10 banorë në Islandë mund të shohë ndeshjen, ndërsa për Anglinë në tri ndeshje, janë vënë në dispozicion vetëm rreth 23 mijë e 520 bileta. (31.240 për Islandën, me banorë rreth 323.002 shtetas).

SHKARKO APP