Angli/ Gjyqi i 5 trafikantëve shqiptarë, kapen pas konfliktit me njëri-tjetrin

 

Një Gjykatë në Angli dënoi dy shqiptarë nën akuzë për pengmarrjen e një trafikanti droge.

Edhe pengmarrësi ishte shqiptar dhe ngjarja ndodhi në një rrugë të Brajtonit në Sussex më 12 prill të këtij viti. Ilir Hasa dhe Saimir Nezaj, 24 vjeç, akuzohen se morën peng dhe lidhën brenda një makine Ardi Murataj, rreth të 20-ve. Ky i fundit njihej ndryshe me emrin Tony Kurt dhe u gjet më pas në gjendje të mirë shëndetësore.

Por edhe ai është deklaruar fajtor për posedim kokaine, me qëllimin shpërndarjen e lëndës narkotike.

Sakaq, 29 vjeçari shqiptar, Gazmend Mula kishte pranuar se kishte qenë pjesë e komplotit për pengmarrjen e 20 vjeçarit, Murataj, gjatë seancës gjyqësore.

Në muajin prill policia, pasi kishte parë filmimet e kamerave të rrugës dhe zbardhi ngjarjen.

Siç raportojnë mediat britanike, edhe një shqiptar tjetër, Redon Sadria 19 vjeç, që jeton në Brajton u deklarua fajtor për posedim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike. Ende nuk është caktuar data e gjykimit të të rinjve shqiptarë, por ajo që vlen të theksohet është ecuria e hetimeve ku gjykata dhe drejtësia britanike nuk bëjnë kompromis me krimin, edhe pse në këtë rast bëhet fjalë për një histori e tëra shqiptare. Të rinjtë që merreshin me trafik lëndësh narkotike dhe që përfunduan në gjyq vetëm pas konfliktit që lindi mes tyre, tani do të përballen me drejtësinë.

SHKARKO APP