Angli/ Pritja merr fund, 25 vite burg “kapos” shqiptar
Drejtësia angleze ka dënuar me 25 vite burg shqiptarin Erald Mema, i cili njihej si një nga kokat e një grupi që merrej me trafikim lëndësh narkotike, kryesisht kokainë në Mbretërinë e Bashkuar.
Ai drejtonte shpërndarjen e drogës në Birmingam, Black Country dhe në Oksford, Londër dhe Bristol, duke u bërë kështu si një nga grupet me rrezikshmëri të lartë shoqërore në shtetin anglez.
Mediat vendase shkruajnë se Mema drejtonte një grup të sofistikuar dhe të organizuar, dhe i furnizonte klientët me kokainë të një cilësie të lartë.
Në sallën e gjyqit, prokurori i është drejtuar me këto fjalë, Erald Memës: “Ti je një rast i rrallë, ti je njeriu më i rëndësishëm i këtij operacioni të krimit të organizuar. Asnjë nga ata që lexojnë gazetat apo që shohin lajmet në televizor, nuk duhet të kenë asnjë dyshim se organizata kriminale si e jotja, gjenerojnë dhunë, dhunë të ashpër që përfshin përdorimin e armëve dhe të thikave”
I gjithë grupi i bandës së drejtuar prej tij u dënua gjithsej me 150 vite burg për dy raste të futjes së kokainës në Britani, përcjell birminghammail.co.uk,raporton“BalkanWeb”.
Grupi dhe banda e shqiptarit kishte sjellë sasi të madhe kokaine në Angli konkretisht në qershor dhe në muajin dhjetor të vitit 2016. Prokurorët e kësaj çështjeje kanë deklaruar se grupi i drejtuar prej 33-vjeçarit shqiptar ka ngjallur dhunë dhe rrezikshmëri të lartë për shoqërinë angleze në tërësi.
Në majin e vitit të kaluar, 12 perona u dënuan për shkak se ishin të përfshirë në trafikim dhe shitje kokaine në tregjet e Mbretërisë së Bashkuar. Ndërsa Erald Mema, tashmë i dënuar me 25 vite burgim, konsiderohej nga drejtësia britanike si truri kryesor në tregun e kokainës.
KOHA JONË SONDAZH



