Angli, shqiptari i martuar dhe me fëmijë përdhunon rumunen 17 vjeçe

 

Një shqiptar, pronar i një lavazhi në Britani është prangosur pasi akuzohet se përdhunoi disa herë punonjësen e tij, një vajzë rumune. Kjo e fundit e ka bërë denoncim në polici më 16 maj të këtij vit dhe pas hetimeve atij i është ngritur edhe akuza nga prokuroria britanike.

Kujtim Rexha, 43 vjeç, jetonte në Braintre dhe dyshohet se ka përdhunuar vajzën nga Rumania, që nga marsi i vitit të kaluar kur ajo ishte 17 vjeçe dhe deri në maj të këtij viti kur edhe u denoncua. E reja jetonte në Little Bentley bashkë me tre meshkuj të tjerë nga Rumania, që po ashtu edhe ata punonin në lavazhin e shqiptarit.

Sakaq, 43-vjeçari shqiptar jeton bashkë me gruan dhe fëmijët në Braintree.

Rumunia tha se sapo mbërriti në Britani i është kërkuar të flejë në një krevat me të akuzuarin. E reja punonte shtatë ditë në javë nga 12 orë, duke u paguar 10 deri në 30 paund në ditë, përfshirë 50 paund për qiranë dhe 50 paund për naftën, pasi e dërgonte çdo ditë në punë.

Të gjitha bakshishet që siguronte rumunia, sipas hetimeve, i merreshin nga Rexha. Shqiptari ka mohuar akuzat për tri përdhunime dhe dy herë dhunë seksuale mes datës 1 mars dhe 16 maj.

Vajza tha në prokurori se ishte e dashuruar me të, ndërsa përgjigja e shqiptarit ishte: “Sot më do mua, por nesër mund të duash të tjerët”.

Prokurori deklaroi në fakt se 43-vjeçari Rexha e detyronte të renë të kryente seks me të, duke e kërcënuar me armë të ftohtë. Rexha i ka thënë vajzës se duhet të punonte për t’i kthyer 240 paundët që kishte shpenzuar për ta sjellë atë në Britani, nga Nottingham-i.

SHKARKO APP