Anglishtja në klasë të parë, ministria shton 1125 mësues
Fëmijët e klasave të para do të kenë të detyrueshme edhe gjuhën e huaj Anglisht. Ndaj dhe për zbatimin e këtij projekti janë rekrutuar 1125 mësues të rinj. Gert Janaqi, drejtor i Agjencisë së sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar, shpjegon se mësimi i gjuhës së huaj është do të bëhet nëpërmjet lojërave dhe kreativitetit.
”Janë rreth 1125 mësues të gjuhës angleze të cilët do të plotësojnë normën për të dhënë mësim në klasë të parë.
Kjo tregon që numri I burimeve njerëzore është shtrirë në të gjithë Shqipërinë dhe nuk do të ketë pengesa për të dhënë mësim në klasë të parë. Anglishtja zhvillohet që në moshë të hershme dhe në mënyrë graduale, duke marrë parasysh aftësitë psiko-emocionale, mendore, fizik të fëmijëve.
Nëpërmjet lojës dhe kreativitetit. Pra, larg mësimit tradicionale që mësimi të jetë sa më interesante”, tha drejtori i ASCAP për ”Report TV”.