“Anibalin e kisha shok”, mjekja e njohur apelon: Me simptomën e parë drejtohuni mjekut
Mjekja e njohur Silvana Bala apelon qytetarët të tregojnë kujdes dhe të mbajnë maska. Në një prononcim për mediat, teksa foli dhe për zgjedhjet në Universitetin e Mjekësisë, Bala informoi dhe për situatën në spitalin COVID-2 ku punon. Ajo apeloi qytetarët që me simptomën e parë t’i drejtohen mjekut për të marrë mjekimin.
“Puna në spitalin COVID 2 është e madhe. Simptomi i parëe që pacientët kanë temp, dhimbje gjoksi, vështirësi në frymëmarrje, probleme gastrointestinale duhet t’i drejtohen mjekut. Kështu mund të nisin menjëherë mjekimin”, tha ajo.
Bala u ndal dhe tek lajmi i keq i ndarjes nga jeta të mjekut Anibal Byberi në moshën 53-vjeçare për shkak të koronavirusit. Ajo tha se e kishte shok duke i shprehur ngushëllime familjes. Mjekja nxori si një problem madhor obezitetin në rastet e koronavirusit.
“Anibali ka qenë një nga shokët e mi të afërt. Ka kryer specializimin në spitalin tonë dhe punonte si mjek familje në Tropojë. Ka ardhur dje pasdite vonë në spital. Sot kam marrë vesh për humbjen e tij. Kam një keqartdhje dhe i shpreh ngushëllime familjes. Anibali ishte pacient me një peshë shumë të madhe dhe normalisht tek pacientët që shoqërohen me sëmundje të tjera COVID-19 po erdhi me vonesë nuk përballohet”, tha ajo.
Bala deklaroi se po vendose maskën je mbi 70% i mbrojtur. “Mbrojeni veten sepse duke mbrojtur veten mbroni dhe të tjerët. unë shikoj se çfarë bëhet me këtë sëmundje tek prindërit tanë.
Nuk ka shumë të rinj, 10 ose më pak, janë nga 25 deri në 40 vjeç. Ke mosha të kaluara që luftojnë me jetën për ta fituar atë”.