Anija “Butrinti” niset në operacionin e NATO-s në Egje

Ministria e Mbrojtjes ka zhvilluar paraditen e sotme një ceremoni për të përshëndetur nisjen e anijes “Butrinti” të Forcës Detare në operacionin e NATO-s në Egje.

Me anijen “Butrinti”, Shqipëria dërgon kontingjentin e saj të 7-të në operacionin e NATO-s në Egje.

E pranishme në ceremoni ishte edhe ministrja Olta Xhaçka, e cila tha se kjo anije është e mirëpajisur me fjalën e fundit të teknologjisë mbrojtëse.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Jeni një shembull shumë i mirë për të gjithë qytetarët e Republikës sonë. Me vetëmohim jeni angazhuar në të gjitha situatat e vështira të ardhura edhe nga natyra. Jeni të parët në përballimin e çdo vështirësie”, tha Xhaçka.

Swiss Digital Mobile Reklama

Anija “Butrinti” zëvendëson në misionin “Sea Guardian” anijen “Oriku”, që shërbeu për rreth 1 vit në detin Egje, duke marrë pjesë në shumë operacione shpëtimi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?