Anija “Butrinti” rikthehet në atdhe (VIDEO)
Anija “Butrinti” dhe ekuipazhi i saj u kthyen në atdhe pas patrullimit në misionin e NATO-s në detin Egje, ku u zëvendësuan nga kolegët e tyre dhe anija “Oriku”. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka. Anija shqiptare “Oriku” u nis më 12 korrik të këtij viti për në misionin e NATO-s në detin Egje. Në kuadër të kontributit me forcat aleate të NATO-s, Forcat Detare shqiptare janë pjesë e patrullimit në detin Egje. Gjatë patrullimeve, anijet shqiptare kanë ndërmarrë një sërë operacionesh për shpëtimin e jetës së emigrantëve.
KOHA JONË SONDAZH

