Anija me 106 turistë amerikanë zbarkon në portin e Sarandës

Anija turistike “National Geographic Orion” me 106 pasagjerë, kryesisht amerikanë, këtë të martë zbarkoi në portin e Sarandës.

Një anije autentike ekspeditash, “National Geographic Orion” shërben si një kamp bazë luksoz për udhëtime në Paqësorin Jugor, Azi, Mesdhe dhe rajonet polare. Turistët pas mbërritjes në port u drejtuan për të vizituar në pikat turistike të Sarandës dhe Gjirokastrës.

Çdo nisje e anijes “National Geographic Orion” shoqërohet nga një specialist nënujor, një instruktor fotografie i certifikuar nga “National Geographic-Lindblad”, një ekspert i fotografisë së National Geographic dhe një profesionist mjekësor me kohë të plotë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?