Anija me 6 mijë tonë grurë nga Ukraina, Braçe: Bujqve tanë u ka mbetur pa shitur

Nga Erion Braçe, deputet i PS-së

Dy ditë me radhë, lajm i rëndësishëm në fushën e tregtisë dhe bujqësisë ka qenë anija me grurë që mbërriti nga Ukraina. Nuk e kuptoj pse është i rëndësishëm lajmi që një anije me 6 mijë ton grurë mbërriti në Portin e Durrësit. Askujt nuk i shkon në mendje të pyes, me çfarë kostoje erdhi ky grurë, sa del 1 kg grurë i ardhur nga Ukrainë në Doganën Shqiptare. Do doja që Ministra e Bujqësisë dhe mbi të gjitha vetë kompania që ka sjell grurin të bënte publike shifrat, çmimin, koston me të cilën ka ardhur gruri. E di pse, se ka ende grurë të prodhuar në vend, grurë shumë i mirë, me proteinë 15%, me lagështirë 13-14%, me reze 75%. Për sa kohë që një bujk ka 20-25 tonë grurë të tillë këtu në Myzeqe, përsa kohë një bujk tjetër ka pak më tutje ka 20-22 tonë grurë gjendje, pse duhet të përbëjë lajm gruri i ardhur nga Ukraina me kosto më të shtrenjtë. Kam një lutje edhe për ministrinë e Bujqësisë dhe kompanisë, nuk kam asgjë tregtia është e lirë e të tjera me radhë, po t’iu thonë publikisht njerëzve me çfarë çmimi dhe kostoje. Nëse nuk e bën do ua tregoj unë koston reale me të cilat gruri i ardhur nga Ukraina ka dalë nga Dogana Shqiptare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?