Anija shqiptare niset në misionin e NATO-s në Egje
Këtë të premte, me një ceremoni të veçantë u bë nisja e Kontingjentit të XI-të të Shqipërisë në misionin e NATO-s në Detin Egje. Pjesëmarrja në këtë mision është një shenjë e përkushtimit dhe angazhimit të vendit tonë për sigurinë dhe stabilitetin në rajon. Autoritetet dhe të ftuarit u shprehën me urime dhe mbështetje për efektivët, duke u dëshiruar suksese dhe mision të mbarë në këtë angazhim ndërkombëtar, ku ata do të përfaqësojnë vendin tonë me dinjitet dhe profesionalizëm.
KOHA JONË SONDAZH

