”Anija Vlora, 20 mijë Shqiptarë në kërkimin të lirisë, Italia ishte Amerika”
Kanë kaluar 25 vite që kur anija “Vlora” një simbol i emigrantëve shqiptarë, mbërriti në bregdetin Italian. Më 8 gusht të vitit 1991, një anije mallrash zbarkoi në portin e Barit. Gazeta zvicerane, “Neue Zuercher Zeitung”, në një shkrim për të ngjarje, të anijes Vlora, në 25-vjetorin e mbërritjes së saj nga Shqipëria në Itali, hedh dritë dhe sjell vuajtjet e emigrantëve.
Në rreshtat e shkrimit thuhet se pas vdekjes së diktatorit Enver Hoxha, në prill 1985 dhe kur mori fund Republika Popullore Socialiste, në dhjetor 1990, shpresat e shumë shqiptarë ishin të larta, se do të nisnin një fillim të ri dhe një rimëkëmbje të ekonomisë. Por në pranverën e vitit 1991, shpresat e tyre u shuan, të zhgënjyer e me hidhërim, ata morën vendim që do ju ndryshonte gjithëçka.
Regjisori Robert Budina, emigroi me anijen e famshme “Vlora” më 1991. Në një dokumentar të realizuar nga “BBC”. Budina rrëfen se: “Ajo ishte dita e shpresës. Ishte një ëndërr për liri. Të gjithë po brohorisnin mes lotësh, duke thirrur: Itali! Itali!”, është shprehur regjisori shqiptar.
Një vend i izoluar dokumenton BBC, ku njerëzit donin të largoheshin për shkak të varfërisë. “Në vitin 1991 ekonomia dështoi plotësisht në Shqipëri dhe ne nuk kishim alternativa. Mënyra e vetme që ne të gjenim lirinë tonë ishte të largoheshim nga Shqipëria, dhe Italia për ne ishte simboli i lirisë”.
Ai rrëfen se:“Ne u larguam nga Shqipëria nga porti Durrësit në 8 gusht 1991. Ishte ora 14.00 e pasdites, dhe me siguri brenda në anije duhet të kenë qenë rreth 20.000-25.000 njerëz. Ne mbërritëm në portin e Barit, në Itali në orën 11”, duke shtuar më tej, se çuditërisht njerëzit që ndodheshin në atë anije kishin brenda vetes bindjen se ata do t’i pranonin.
Më tej, gazeta Zviceriane shkruan se Hoxha dhe komunistët e tij, kishin izoluar plotësisht Shqipërinë për më shumë se dyzet vjet, të dominimit nga bota e jashtme. Udhëtimet jashtë vendit kanë qenë praktikisht të pamundura për popullatën. Nga frika e huaj, diktatori gjithashtu ndërtoi më shumë se 700.000 bunkerë. Ekonomikisht, ai u largua nga vendi në një situatë të dëshpëruar.
Ata nuk u lejuan të shkelnin në port por u shoqërua me trazira. Italia vendosi t’i depërtojë shqiptarët, pavarësisht kritikave të forta ndërkombëtare, sidomos nga “Amnesty International”. Më pas ata u strehuan në një stadium, duke vështirësuar edhe më shumë situatën e tyre.
Historia e anijes “Vlora” është përdorur gjerësisht kohët e fundit, në kuadrin e krizës së refugjatëve. Disa politikanë të ekstremit të djathtë në Europë, e kanë përdorur qëllimisht dhe në mënyrë manipulative për të ilustruar atë që e pret Europën nga vala e emigrantëve, shkruan gazetari Andreas Reich.
Që nga viti 1991, blerja e një pasaporte ishte e mundur dhe pasi u bë e qartë se komunistët do të mbeteshin në pushtet, shumë panë rrugën e detit si perspektivë të vetme. Autoritetet vendosën të mbushnin një stadium, me emigrantë nga Shqipëria. Brenda dy javëve emigrantët u kthyer me anije dhe aeroplanë përsëri për në Shqipëri.
Fotografitë e të stërmbushura me njerëz, po godasin përsëri Internet. Edhe përkrahësit e një politike të hapur të refugjatëve në Europë, po heqin imazhet përsëri nga konteksti, zakonisht me një tregues se kemi të bëjmë me njerëz që kishin ikur përgjatë Luftës së Dytë Botërore nga Europa në Afrikë.
Burimi:”Neue Zuercher Zeitung”/Përshtati: Redjon Shtylla