Anila Agalliu: Nuk mund të shkurtohen afatet nga 6-3 muaj për birësim

 

Projektligj “Për disa ndryshime në ligjin nr.9062, datë 8.5.2003, “Kodi i Familjes” (Nenet 73- 77 Rregullore), ku me fjalën e deputetes Agalliu ka përfunduar dhe . Nga gjashtë muaj, ligji nuk mund të shkurtohet me tre muaj për shtetasit vendas, për të plotësuar të gjithë elementët për të gjetur një familje të përshtatshme

Anila Agalliu, deputetja e re e PS-së dhe njëkohësisht anëtare në Komisionin e Çështjeve Ligjore, Administratës Publike dhe të Drejtave të Njeriut. Në fjalën e saj në parlament, deputetja Agalliu është shprehur se ka ardhur koha e duhur që ky projektligj, të miratohet dhe të gjejë mundësi të përshtatet sa më shpejt. Fëmijët e braktisur kanë më shumë nevojë, dhe se aplikantët duhet të jenë shtetas vendas.

"Përcaktimi i afatit për 6 muaj, që ata familje që dëshirojnë", shton më tej deputetja Agalliu.

" Me përgjegjësinë tonë, ne nuk mund të luajmë me përcaktimet e pa nevojshme të ndryshimeve të afateve, nga 6-të muaj që është aktualisht, ne nuk mund ta shkurtojmë atë në 3 muaj, sepse kjo nuk sjell një familje të përshtatshme për këta fëmijë. Nëse për fëmijët e braktisur, nuk ju plotësohen kushtet për një familje vendase, atëherë ai mund të birësohen nga një familje jashtë Shqipërisë", përfundon mesazhin e saj në emër të grupit parlamentar të PS-së.

 

Redjon Shtylla

SHKARKO APP