Anila Denaj kandidate e PS-së në Vlorë: Vazhdojmë punën për zhvillimin e çdo skaji

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj është pjesë e listës së PS-së në qarkun Vlorë për zgjedhjet e 25 prillit.

”Është nder dhe privilegj të jem kandidate për të përfaqësuar Qarkun e Vlorës në Kuvendin e Shqipërisë, në emër të familjes socialiste. Qeveria Rama dhe Partia Socialiste, gjatë dy mandateve kanë dëshmuar vizion, vullnet dhe angazhim, si bazë për rrugëtimin e përbashkët drejt Shqipërisë 2030”,-theksoi Denaj.

Nga ana tjetër, ajo shprehu falënderim për besimin dhe mbështetjen në këtë mision, që siç tha ”nuk rresht kurrë. Së bashku, do të vazhdojmë punën për zhvillimin e çdo skaji të Shqipërisë sonë, Shqipërisë së të ardhmes”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?