Ankesat për provimin e maturës do bëhen në E-Albania, risitë e vlerësimit

Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, Rezana Vrapi ka shpjeguar të gjitha masat që janë marrë për mbarëvajtjen e provimit të maturës shtetërore. Vrapi tha se një risi në vlerësim është rritja e pikëve kaluese, vendim ky i marrë para nisjes së pandemisë së virusit. Ajo u ndal edhe formatin e fletëpërgjigjes e cila do të skanohet pas plotësimit në fund të testit dhe do të shërbejë për vlerësimin e tyre.

”Aktualisht një pjesë shumë e madhe e maturantëve janë kthyer. Pjesë që nuk po e frekuenton është ajo pjesë që mund të ketë pak frikë ose e di që nuk është i detyrueshëm ky kthim. 93% e maturantëve janë tashmë na bankat e shkollës. Deri tani nuk ka pasur ndonjë maturant tjetër me shenja të Covid-19. nuk më rezulton që të ketë maturantë të frikësuar sepse nga masat që janë marrë për ruajtjen e distancimit fizik, hyrjes së kontrolluar. Ambienti në shkollë është më i sigurt se në rrugë apo në lokal. Matura shtetërore ka katër provime, një prej të cilëve është me zgjedhje. Në 2019 testi ka pasur 60 pikë, ndërsa edhe këtë vit do vazhdojë me këto pikë. Këtë vit testi kalues do vlerësohet me 15 pikë e lart, 25%, pra është rritur nga 10 pikë që ka qenë vitin e kaluar. Ky vendim është rritur para situatës së pandemisë. Korrigjimi dixhital lehtëson procesin. Rritet besueshmëria, ulet koha dhe kostot. Por kjo ka qenë edhe vitin e kaluar. Koha është e kontrolluar. Tashmë ata janë të njohur me formatin e fletëpërgjigjes që do plotësojnë brenda 10 minutash”.

Nga ana tjetër, Vrapi deklaroi se në klasa do ketë vetëm 10 maturantë të cilët do të vendosen në distancë nga njëri-tjetri ndërkohë që personat që do administrojnë procesin e testit do të jenë të mirëtrajnuar. Ajo vuri theksin në nivelin e vështirësisë së testit pavarësisht se nuk ka pyetjet shtjelluese por vetëm me alternativa. Ndërkohë që risi do të jetë mënyra e ankimimit të vlerësimit, e cila për të shmangur kontaktet, do të bëhet përmes portalit E-Albania.

”Provimi i parë është me datë 8 qershor dhe mbyllet me datë 18. I gjithë procesi është i përcaktuar në detaje. Ndalohet marrja e celularit dhe nëse shkelet ky rregull i humbet një vit. Do mbahen 10 veta në klasë jo më tepër dhe rregull shumë i madh është futja dhe nxjerrja e tyre nga ambientet e provimit. Personat që admnistrojnë do të jenë të trajnuar. Tashmë dihet që e gjithë sasia e temave pas 9 marsit nuk do të jenë pjesë e testit. Testi vazhdon të ketë nivelin e tij të vështirësisë. Nuk bëhet fjalë për një test të lehtë por me nivele. Nuk është se nxënësit e mirë penalizohen sepse pyetjet e vështira nuk i zgjidhin dot nxënësit e dobët. Testi me alternativa nuk është i thjeshtë dhe kjo ka trembur edhe një pjesë të nxënësve të mirë sepse alternativat janë hutuese dhe shumë pranë njëri tjetrit. Ankimimi është e drejta e maturantëve. Në çdo moment ata i drejtohen Qendrës së Shërbimeve Arsimore përmes portalit e-albania do i dërgohet përmes e-mailit testi i tyre dhe testi i saktë. Ndryshe nga vitet e kaluara. këtë vit nuk ka subjektivizëm sepse përgjigja skanohet dhe nuk ekziston gabimi njerëzor dhe atë që kanë qarkuar, atë përgjigje do marrin. Këtë vit nuk do e vlerësojmë dot anën krijuese, por le t’ia lëmë viteve të tjera. I them maturantëve të ruajnë shëndetin e tyre dhe periudha që i ka mbetur të përsërisin sa të munden dhe të lexojnë edhe tema që nuk i kanë në provim. Matura është vetëm një pjesë e jetës së tyre dhe ka gjëra të tjera të rëndësishme që do vijnë më vonë”,-tha për ”Abc News”.

SHKARKO APP