Ankesat për ushqimin, Manja: Do të shkarkoj drejtorin e burgut

Nëse do të ketë ankesa nga të dënuarit në Peqin, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, ka thënë se do të shkarkojë drejtorin. Manja ka kritikuar drejtuesit e burgjeve në vend për cilësinë e punës së tyre dhe mënyrën sesi trajtohen të burgosurit.

“Nëse më vjen edhe njëherë tjetër ankesë për ushqimin e të burgosurve, do të shkarkoj menjëherë drejtuesin”, u tha Manja drejtuesve të burgjeve. “Të dënuarit janë privuar nga liria, por askush nuk mund t’i privojë ata nga asgjë tjetër që parashikon ligji”.

Ministri i Drejtësisë thekson se çdo i burgosur, apo i paraburgosur, duhet që të vaksinohet dhe për këtë duhet ndjekur një politikë bindëse brenda institucioneve si dhe transparence me publikun për situatën në vijimësi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?