Ankimi për zgjedhjet e 25 Prillit / Abazi: Fletët e votimit ngjanin me skedinat, me nga 2-3 X-e

Kryetari i Partisë Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri Boiken Abazi, i cili nuk ka mundur të sigurojë një vend në Parlament, shprehet se në bazë të provave dhe fakteve që kanë siguruar, zgjedhjet e 25 prillit nuk kanë qenë të lira por as të ndershme.

Në një deklaratë për mediat, Abazi bën me dije se në  KQZ kanë dorëzuar 164 fletë votimi, ku shihen se mbi ta janë vendosur shenja të cilat e bëjnë fletën të pavlefshme. Sipas tij, shenjat një fletë nuk janë teknike por të vendosura nga komisionerët.

“Për bindjet tona bazuar në provat që ne kemi ky nuk ka qenë proces zgjedhor as i lirë as i ndershëm.

Problematikat kanë nisur para fushate, shkeljet ligjore kanë vazhduar gjatë fushatës, ditën e votimit dhe gjatë procesit të numërimit. Ne kërkojmë një shqyrtim të hollësishëm të gjitha ankesave dhe provave tona, në mënyrë që të vendoset drejtësi. Për qarkun e Tiranës, ne kemi kërkuar pavlefshmeri të votave, që nëse pranohet do të çonte në ripërsëritje të zgjedhjeve. Ne besojmë se kjo është e domosdoshme. Kanë kthyer fletën e votimet në skedinë lloto sporti, që të konsiderohet teknike, por nuk është aspak e tillë.”

Ai thotë se në manipulimin e votave janë përfshirë edhe Partia Socialiste por edhe ajo Demokratike, teksa shton çështjen në fjalë do e çojnë deri në fund, dhe shkelësit e ligjit sipas tij do përballen me drejtësinë

“Komisionerët anë vendosur shenja në fletët e votimit duke i bërë të pavlefshme, ose për t’ia kaluar Partisë Socialiste. Në këtë manipulim të pashmangshëm janë përfshirë edhe komisionerë të Partisë Demokratike, sepse kjo gjë nuk bëhet në heshtje, siç kemi parë edhe në rastin e Gjirokastrës. Ne kemi depozituar 164 fletë votimi, të nxjerra nga pamjet filmike që janë me dy ose tre X. Kemi të bëjmë me një manipulim sistematik dhe jo me një rast sporadik. Ne do kërkojmë ekspertizë për shqyrtim të hollsishëm, në mënyrë që këta që kanë shkelur ligjin të përballen me drejtësinë. Do e çojmë këtë çështje deri në fund.”

SHKARKO APP